Vullnetarë

Shoqata “Ndihmoni Jetën” besojn fort tek angazhimi vullnetar në cështje që secili prej nesh ka përzemër. Që në fillimet e saj Shoqata Ndihmoni Jetën është krijuar nga angazhimi vullnetar i disa prindërvë të fëmijëve me aftësi të kufizuar të cilët dëshironin të sillnin një ndryshim në jetën e fëmijëve të tyre dhe në shoqërinë tonë. Ne besojmë se ndryshimi nuk vjen vetëm nga një person, që do të thotë se duhet të bashkohemi së bashku për të sjell ndryshimet që duam të shohim në shoqërin tonë. Ofrimi i kohës, aftësive tona por edhe i burimeve tona në mënyrë vullnetare, është një nga mënyrat më të fuqishme për të bërë një ndryshim, për të ndihmuar të tjerët, por edhe për të na plotesuar ne si qënie njerezore. 

Nëse akoma nuk je i bindur, ne po ju japim 6 arsye për tu bërë Vullnetar :

  • Njohja e njerëzve dhe komuniteteve të reja
  • I jep jetes tonë një qëllim 
  • Rrit vet-vlerësimin tonë
  • Përfitojmë njohuri dhe aftësi të reja
  • I jep një hovë të ri karierës  profesionale dhe rrit shancet për punësim në të ardhmen
  • Na bën më të lumtur 

Bëhu vullnetar, ne ju mirëprësim!

Plotëso formularin

Vendosni foton tuaj

Zgjidh ditët kur mundeni të angazhoheni

Fusha ku do te jepni kontributin tuaj

Faleminderit!

Artikuj dhe Lajme

Zbatimi i projektit ''Të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale mbrojnë të drejtat e tyre”

15.04.2023

Shoqata Ndihmoni Jeten po zbaton projektin "Të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale mbrojnë të drejtat e tyre” mbeshtetur nga UNDP ne kuader të Programit të Përbashkët të OKB-së ‘Askush të mos mbetet pas/Leave No One Behind’ (LNB2)