Jetesa e pavarur

big-Jetesa-e-pavarur 1.50

Modeli i shërbimit për Jetesë të Javarur me Mbështetje, për personat me aftësi të kufizuara, është hartuar dhe po implementohet nga Shoqata “Ndihmoni Jetën”, në situatën kur në vend mungojnë totalisht shërbimet që mundësojnë deinstitucionalizimin e personave të rritur, mbi 25 vjeç me aftësi të kufizuara intelektuale. Modeli parashikon shërbime mbështetëse në apartamente të përshtatura për jetesë të pavarur, në grupe të vogla dhe shërbime mbështetëse në familje, aty ku individi jeton.

Qëllimi final është standartizimi i një modeli që garanton një vendbanim dinjitoz dhe konform të drejtave që Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara ka sanksionuar për individët, pjesë të këtij grupi, dhe aktivizimi i modeleve që kanë si synim fuqizimin e autonomisë personale deri në arritjen, aty ku është e mundur, të kushteve paraprake për një jetë autonome jashtë strukturës së ‘’mbrojtur’’.

Përfituesit e drejtpërdrejtë të këtij shërbimi, të cilët janë persona me aftësi të kufizuar intelektuale, mbi 25 vjeç, trajnohen nëpërmjet programeve specifike profesionale për tu përfshirë me dinjitet në kontekste të një jete normale duke e rritur aksesin në botën përreth përmes ndërveprimit reciprok.

Artikuj dhe Lajme

Zbatimi i projektit ''Të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale mbrojnë të drejtat e tyre”

15.04.2023

Shoqata Ndihmoni Jeten po zbaton projektin "Të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale mbrojnë të drejtat e tyre” mbeshtetur nga UNDP ne kuader të Programit të Përbashkët të OKB-së ‘Askush të mos mbetet pas/Leave No One Behind’ (LNB2)