Lajme

Nis Projekti ''Ndërhyrja e Hershme 0-8 vjec një mundësi për Zhvillimin e fëmijës me aftësi të kufizuar'' në Njësitë Administrative 3&4 të Bashkisë Tiranë

Në 1 Shtator Shoqata "Ndihmoni Jetën" fillon zbatimin e projektit "Ndërhyrja e Hershme 0-8 vjec një mundësi për Zhvillimin e fëmijës me aftësi të kufizuar" në Njësitë Administrative 3 & 4 të Bashkisë Tiranë. Projekti do tju vij në ndihmë 40 fëmijëve me aftësi të kufizuar me qëllim përmirësimin e aftësive të fëmijës me aftësi të kufizuar në drejtim të zhvillimit të tij kognitiv, social dhe edukative, si dhe familjes së tij në kushtet e shtëpisë. Gjithashtu, projekti do të shërbej si një sistem referimi midis Kopshteve/çerdheve/Qëndrave shëndetësore në identifikimin e rasteve të reja për të projektuar ndërhyrjen që në moshë të hershme. Ky projekt zbatohet në kuadër të projektit rajonal ReLOad!
#ReLOaD #WesternBalkans #LocalDemocracy #BashkiaTirane

Artikuj dhe Lajme

Zbatimi i projektit ''Të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale mbrojnë të drejtat e tyre”

15.04.2023

Shoqata Ndihmoni Jeten po zbaton projektin "Të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale mbrojnë të drejtat e tyre” mbeshtetur nga UNDP ne kuader të Programit të Përbashkët të OKB-së ‘Askush të mos mbetet pas/Leave No One Behind’ (LNB2)