Advokaci

big-foto-3-Advokaci

Advokacia për të drejtat e personave me AK intelektuale dhe fizike është një nga objektivat kryesorë të Shoqatës. Duke pasur në vëmendjen tonë se një zë i vetëm nuk mund të sjellë ndryshime për kauzën e përmirësimit të jetës së personave me AK në vend, Shoqata është angazhuar dhe bën pjesë në rrjete dhe inisiativa të ndërmarra në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të personave me AK intelektuale dhe fizike, eleminimin e diskriminimit dhe krijimin e mundësive të barabarta për ta dhe familjet e tyre.

Ajo eshte pjese e Rrjeti Kombëtar Aftësia e Kufizuar dhe Zhvillimi, Rrjeti Ndërkombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuar Intelektuale dhe Familjarëve të tyre – Inclusion Europe, EASPD- Shoqata Evropiane e Ofruesve të Shërbimeve për Personat me Aftësi të Kufizuara, ku Shoqata është anëtare me të drejta të plota dhe përfaqëson grupin e personave me aftësi të kufizuar intelektuale në Shqipëri.

Artikuj dhe Lajme

Zbatimi i projektit ''Të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale mbrojnë të drejtat e tyre”

15.04.2023

Shoqata Ndihmoni Jeten po zbaton projektin "Të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale mbrojnë të drejtat e tyre” mbeshtetur nga UNDP ne kuader të Programit të Përbashkët të OKB-së ‘Askush të mos mbetet pas/Leave No One Behind’ (LNB2)