Platforma online është një ndër përpjekjet e hershme në perspektivën e Shoqatës “Ndihmoni Jetën”, e cila gjithmonë ka tentuar të zgjeroj dhe shtrij gamën e shërbimeve gjerësisht në hartën gjeografike ku jetojnë personat me aftësi të kufizuar.

Nëpërmjet saj tashmë do të mundësohet ofrimi në distancë i trajtimit të PAK nëpërmjet shërbimeve terapeutike, të dizajnuara sipas nevojave që do të diktojë diagnoza dhe grupmosha rast pas rasti. Paralel me shërbimet direkte për personat me aftësi të kufizuara, do të ofrohen konsultime, këshillim, trajnime dhe ekspertizë për familjen dhe specialistët të cilët nga eksperienca vlerësohen si aktorë me impact të rëndësishëm në jetën dhe zhvillimin e persoanve me aftësi të kufizuara. Përcjellës të shërbimeve të mësipërme do të jetë stafi i ekspertëve dhe specialistëve të shoqatës të cilët vijnë nga një eksperiencë e gjatë dhe intensive në fushën e aftësisë së kufizuar.

Formati i aplikimit për shërbime (Prindi)

Specifikoni llojin e shërbimit për të cilin jeni i interesuar:



Manuali i trajnimeve për prindërit e fëmijëve me Aftësi të Kufizuar përfshin:


Artikuj dhe Lajme

Zbatimi i projektit ''Të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale mbrojnë të drejtat e tyre”

15.04.2023

Shoqata Ndihmoni Jeten po zbaton projektin "Të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale mbrojnë të drejtat e tyre” mbeshtetur nga UNDP ne kuader të Programit të Përbashkët të OKB-së ‘Askush të mos mbetet pas/Leave No One Behind’ (LNB2)