Administrata

Bashkim Seiti, është ideator e nismëtar i krijimit të organizatës “Ndihmoni Jetën”. Prind i një vajze me aftësi të kufizuara mendore e fizike. Nga viti 1998 deri në vitin 2009 ka qënë anëtar Bordi i Shoqatës. Prej vitit 2009 e deri sot mban funksioinin si President i Shoqatës “Ndihmoni Jetën”.

Vazhdimisht është treguar i vendosur dhe i përkushtuar për të ndërmarrë iniciativa të rëndësishme, për të çuar përpara zhvillimin e organizatës dhe orientimin e saj drejt programeve relevante në fushën e aftësisë së kufizuar dhe zhvillimit të saj organizativ e të qëndrueshëm.

Si President, ka drejtuar veprimtarinë e organizatës në përputhje me Statutin e saj, ka përfaqësuar atë në mardhënie me të tretët, në  marrdhënie me organizata brenda e jashtë vendit. Kjo periudhë ka qenë shumë e rëndësishme për rritjen e organizatës e për ta bërë atë aktive në nivele të larta të advokacisë e lobimit, duke bërë që aktiviteti i saj të shtrihet në qytetet kryesore të vendit, duke rritur kapacitetet e Prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve të tyre. 
Në këtë periudhë organizata është antarësuar pranë organizatave simotra Europiane si Inclusion Europe dhe EASPD. Së bashku me stafin dhe Bordin e organizatës ka punuar në organizimin e fushatave për ngritje të fondeve, nga donator të huaj, për ndërtimin godinës së Shoqatës “Ndihmoni Jetën” në vitin 2010, një  godinë shërbimi bashkëkohore, me infrastrukturë sipas të gjitha standarteve për perosnat me aftësi të kufizuar.

Bashkimi ka marrë shumë trajnime si brenda edhe jashtë vendit për: planifikim strategjik, ngritje fondesh, advokaci e lobim për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, manaxhim projektesh etj.

Ai vazhdon të drejtoj me sukses organizatën edhe në këtë periudhë të rëndësishme të vendit tonë, duke e bërë atë shpresë për shumë njerëz me aftësi të kufizuara, duke ju ofruar shërbime cilësore të rehabilitimit, duke i orjentuar ata drejt gjithpërfshirjes së tyre në shoqëri.  

Artikuj dhe Lajme

Zbatimi i projektit ''Të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale mbrojnë të drejtat e tyre”

15.04.2023

Shoqata Ndihmoni Jeten po zbaton projektin "Të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale mbrojnë të drejtat e tyre” mbeshtetur nga UNDP ne kuader të Programit të Përbashkët të OKB-së ‘Askush të mos mbetet pas/Leave No One Behind’ (LNB2)