NJOFTIM PUNËSIMI
Shoqata “Ndihmoni Jetën” shpall thirrje për punësimin e stafit profesional dhe mbështetës në kuadër të ngritjes dhe funksionimin e Qendrës Sociale Multifunksionale të Specializuar për Personat me Aftësi të Kufizuara mbështetur nga Këshilli i Qarkut Tirane, Fondi Social.
Kjo qendër ka për qëllim ofrimin e shërbimeve të integruara sociale, dhe mbështetëse për persona me aftësi të kufizuara intelektuale dhe me çrregullim të spektrit të autizmit, si dhe për familjet dhe kujdestarët e tyre. Qendra synon të përmirësojë cilësinë e jetës së përfituesve, të rrisë pavarësinë, autonominë dhe aftësitë funksionale të tyre, si dhe të promovojë përfshirjen aktive sociale dhe komunitare, në përputhje me parimet e jetesës së pavarur, barazisë, mosdiskriminimit dhe respektimit të dinjitetit njerëzor.
Fal kësaj ndërhyrje do te ofrohet shërbim ditor për fëmijë dhe të rinj me çrregullim të spektrit të autizmit të grupmoshës 5-18 vjec, dhe sherbim të jetesës së pavarur me mbështetje mbi 21 vjec.
Në këtë kuadër, kërkohen kandidatë të kualifikuar dhe të përkushtuar për pozicionet e mëposhtme, me kohë të plotë:
| Fusha e Specializimit | Pozicionet |
|---|---|
| Staf Psikosocial |
|
| Shëndetësi dhe Terapi e Specializuar |
|
| Kujdes dhe Mbikëqyrje |
|
| Mbështetje Operative |
|
| Financa |
|
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e përcaktuara në Termat e Referencës (ToR) përkatëse për secilin pozicion dhe të jenë të gatshëm të kontribuojnë në ofrimin e shërbimeve cilësore, në përputhje me standardet profesionale dhe etike të shërbimeve sociale.
Vendndodhja e shërbimit: Fshati Prush, Njësia Administrative Vaqarr, Tiranë
Afati maximal i aplikimit: Data 30.01.2026, ora 17.00
Procedura e aplikimit dhe dokumentacioni i kërkuar përcaktohen në Termat e Referencës të publikuara nga Shoqata “Ndihmoni Jetën”.
Aplikimi
Shoqata Ndihmoni Jeten po zbaton projektin "Të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale mbrojnë të drejtat e tyre” mbeshtetur nga UNDP ne kuader të Programit të Përbashkët të OKB-së ‘Askush të mos mbetet pas/Leave No One Behind’ (LNB2)