Lajme

KËRKESE PËR OFERTË–USHQIM/KATERING

Data e Publikimit: 15/12/2021

Kërkese për Ofertë–Ushqim/Katering Shoqata “Ndihmoni Jetën”, është një organizatë kombëtare me një eksperiencë prej 20 vjetësh në fushën e mbrojtjes së të drejtave të personave me aftësi të kufizuar dhe ofrimit të Shërbimeve të aftësimit për jetën të fëmijëve dhe të rinjëve me aftësi të kufizuar në Qendër ditore, komunitet, dhe gjithëpërfshirje në sistemin arsimorë.

Ne zbatim te projektit “ Nxitja e integrimit te personave me aftesi te kufizuar permes fuqizimit te kapacitetve per jetese te pavarur” i financuar nga Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale ne partneritet me Bashkine Tirane ne kuader te thirrjes te Fondit Social, Shoqata Ndihmoni Jetën fton Kompanitë të dërgojnë ofertat e tyre për Ushqim /Katering .

Kërkesat e Përgjithshme

Ofertat duhet të ofrojnë informacionin e mëposhtëm:

  • Duhet të sigurohet vlefshmëria e ofertës(Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku 15 ditë).
  • Duhet të ofrohet NIPT-i i subjektit.
  • Oferta duhet të dorëzohet në formë elektronike ose dorazi.
  • Ofertat do të vlerësohen duke i dhënë prioritet permbushjes së specifikimeve teknike, dhe pas vleresimit të perputhshmerisë së tyre, cmimi i ofertë do të konsiderohet si kriteri definitiv.
  • Oferta duhet të jetë në përputhje me specifikimet bashkangjiitur.
  • Oferta financiare duhet të jetë në ALL.

Aplikimi

  • Të gjitha kompanitë e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre siç parashihet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj forme deri më 25/12/2021, ora 16.00 në adresën e e-mailit: info@helpthelife.org.al ose dorazi ne adresen:Shoqata Ndihmoni Jeten, fshati Prush, Njesia Administrative Vaqarr. Tirane.

Shkarko Dokumentin e plotë

Artikuj dhe Lajme

Zbatimi i projektit ''Të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale mbrojnë të drejtat e tyre”

15.04.2023

Shoqata Ndihmoni Jeten po zbaton projektin "Të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale mbrojnë të drejtat e tyre” mbeshtetur nga UNDP ne kuader të Programit të Përbashkët të OKB-së ‘Askush të mos mbetet pas/Leave No One Behind’ (LNB2)