- Të përfaqësoj fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara intelektuale dhe fizike në shkallë vendi dhe më gjerë, si dhe çdo kategorie tjetër në nevojë për të realizuar të drejtat e tyre;
- Të kontribuoj në aftësimin e personave me AK intelektuale dhe fizike;
- Të ofrojë shërbim psiko-social të standardizuar për fëmijët dhe adoleshentët me AK intelektuale e fizike, në zbatim të Strategjisë Kombëtare dhe standardeve Ndërkombëtare për shërbimet ndaj personave me AK;
- Të asistoj organet shtetërore në përgatitjen dhe modifikimin e legjislacionit (ligjeve, projektligjeve, etj.) në fushën e shërbimeve sociale, arsimit, punësimit, trajnimit profesional, jetesën e pa varur e pa barriera etj. për personat me aftësi të kufizuar intelektuale e fizike, si dhe çdo kategorie tjetër në nevojë;
- Të siguroj nga partnerë të huaj apo vendas ndihma humanitare për të mbështetur programet e shoqatës, si dhe për të plotësuar nevojat e personave me AK dhe familjeve të tyre;
- Të nxisë dhe mbështes punën për ngritjen e nivelit profesional dhe kapaciteteve të stafeve që merren me trajtimin e personave me aftësi të kufizuar, stafeve pedagogjike, familjarëve, specialistëve, studentëve, si dhe anëtarëve të tjerë të komunitetit;
- Të kontribuoj në edukimin profesional të personave me AK në Shqipëri, duke ofruar kurse për kualifikimin e tyre dhe nxitjen e punësimit;
- Të ofroj programe përkujdesjeje për personat në moshën e tretë që janë me AK ose janë bërë të tillë për shkaqe të moshës, gjendjes sociale apo shëndetësore me qëllim përmirësimin e jetesës së tyre;
- Të realizoj studime dhe kërkime në fushën e shërbimeve shoqërore, sociale, si dhe të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, si dhe çdo kategorie tjetër në nevojë;
- Të sensibilizoj, informoj opinionin publik dhe autoritetet përkatëse, të ndërgjegjësoj komunitetin, për problemet e ndryshme që kanë lidhje me personat me aftësi të kufizuar, arsimimin, punësimin dhe integrimin e tyre nëpërmjet radios dhe televizionit;
- Të mbrojë dhe lobojë, për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, si dhe çdo kategorie tjetër në nevojë, duke rritur ndikimin në fushën e përmirësimeve ligjore dhe zbatimin e legjislacionit ekzistues për këtë target grup;
- Të fuqizojë Rrjetin Kombëtar të Prindërve të Shoqatës “Ndihmoni Jetën” duke e bërë atë pjesë të Rrjetit Ndërkombëtar të Prindërve, për të rritur ndikimin në lëvizjet për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara ne vend e jashtë tij;
- Të ofroj asistencë teknike për njohjen e standardeve të shërbimeve në fushën sociale, vet kontrollin e cilësisë së shërbimeve, si dhe monitorimin dhe kontrollin e cilësisë, bazuar në standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara.
Objektivat
- Details