- Details
"Më mbështet për të patur një jetë të pavarur dhe gjithëpërshirëse" është projekti që Shoqata Ndihmoni Jetën me mbështetjen e Llotarisë Kombëtare /Bordi i Çështjeve të Mira do të zbatoj për periudhën në vazhdim ne ambjentet e Qendrës për Shërbime Sociale në Prush. Nëpërmjet këtij projekti 25 të rinjë me aftësi të kufizuara do te trajnohen çdo ditë të rrisin kapacitetet e tyre për të realizuar një jetesë të pavarur dhe përfshirje në komunitet.
- Details
Në 1 Shtator Shoqata "Ndihmoni Jetën" fillon zbatimin e projektit "Ndërhyrja e Hershme 0-8 vjec një mundësi për Zhvillimin e fëmijës me aftësi të kufizuar" në Njësitë Administrative 3 & 4 të Bashkisë Tiranë. Projekti do tju vij në ndihmë 40 fëmijëve me aftësi të kufizuar me qëllim përmirësimin e aftësive të fëmijës me aftësi të kufizuar në drejtim të zhvillimit të tij kognitiv, social dhe edukative, si dhe familjes së tij në kushtet e shtëpisë. Gjithashtu, projekti do të shërbej si një sistem referimi midis Kopshteve/çerdheve/Qëndrave shëndetësore në identifikimin e rasteve të reja për të projektuar ndërhyrjen që në moshë të hershme. Ky projekt zbatohet në kuadër të projektit rajonal ReLOad!
#ReLOaD #WesternBalkans #LocalDemocracy #BashkiaTirane
- Details
Shoqatën “Ndihmoni Jetën” është një organizatë kombëtare jo-qeveritare, jo-fitim-prurëse, e cila ka një eksperiencë prej 18 vitesh në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe në ofrimin e shërbimeve sociale në qendër ditore dhe komunitet për këtë kategori. Në përgjigje të nevojave të target grupit që ajo punon, në partneritet me Organizatën Save the Children, e cila është organizata kryesuese e pavarur për fëmijë në botë, që punon në 120 vende të botës për të mbrojtur jetën e fëmijëve dhe të drejtat e tyre, duke i ndihmuar ata të përmbushin potencialin e tyre, do të zbatojë projektin tre vjeçar (2016-2018), “Shërbime komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuara”. Në kuadër të këtij projekti, do të ngrihen dy qendra ditore, një në qytetin e Durrësit dhe një në qytetin e Vlorës, të cilat do të ofrojnë shërbim me bazë komunitare të një cilësie të lartë nëpërmjet ekipeve multidisiplinar, duke mundësuar rehabilitimin dhe integrimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollë dhe në jetën e komunitetit.
- Details
Shoqata Ndihmoni Jeten nis zbatimin e ketij projekti me mbeshtetjen financiare te AMSHC(Agjencisa per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile) dhe Fondacioni Diakonia Metodiste dhe ne bashkepunimin me Bashkine e Tiranes, Qendrat Shendetesore, Çerdhe dhe Kopshtet.
Ky eshte nje projekt pilot, i cili do te zgjase 7 muaj dhe ka si qellim te ofroj nje model te ri te trajtimit te femijeve me aftesi te kufizuara ne Shqiperi te grup moshes 0-6 vjec, modelin e Nderhyrjes se Hershme, i cili konsiston ne fillimin e trajtimit te femijes atje ku ai jeton qe ne momentin kur ai evidentohet se ka nje aftesi te kufizuar dhe perbehet nga 5 shtylla kryesore:
- Details
Perfundon me sukses Konferencën Rajonale të vendeve të Ballkanit embajtur ne TIrane me5-6 Tetor me Temë: “Nga e kaluara në të tashmen - tranzicioni nga ofrimi i shërbimeve të centralizuara për aftësinë e kufizuar tek mekanizmat aktuale për zbatimin e shërbimeve për aftësinë e kufizuar” e organizuar nga Shoqata" Ndihmoni Jeten" ne bashkepunim me Shoqaten" HandiKOS" nga Kosova, me mbeshtetjen e Fondacionit Abilis, Finland.
- Details
Sot bëhen 17 vjet Shoqata Ndihmoni Jetën! 17 Vite përpjekjesh, sfidash, arritjesh të prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar mendore dhe fizike, si dhe profesionistëve për të përmbushur misionin tonë "Ndërtimin e mundësive dhe përmirësimin e statusit social të fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve me aftësi të kufizuar në mënyrë që të mbrohen të drejtat e tyre dhe të arrihet integrimi i tyre në familje dhe në komunitet si anëtar me të drejta dhe mundësi të barabarta".