• E drejta për barazi dhe mosdiskriminim
    Personat me aftësi të kufizuar kanë të drejtë për mbrojtje ligjore të barabartë ndaj çdo lloj diskrimiminimi që ka për bazë aftësinë e kufizuar.
  • E drejta për shprehjen e mendimit
    PPersonat me aftësi të kufizuar kanë të drejtë të ushtrojnë të shprehurit e mendimit përfshirë lirinë për të kerkuar dhe marrë informacion, njësoj si të tjerët
  • E drejta për mbrojtje nga shfrytëzimi, dhuna dhe abuzimi
    Personat me aftësi të kufizuar kanë të drejtë të mbrohen me ligj, ndaj të gjitha formave të shfrytëzimit, dhunës dhe abuzimit si brënda familjes dhe jashtë saj.
  • E drejta për pjesëmarrje në
    Jetën kulturore dhe sportive personat me aftësi të kufizuar kanë të drejtë të marrin pjesë në jetën kulturore, sportive në mënyrë të barabartë me personat e tjerë.
  • E drejta për aftësim dhe reabilitim
    Personat me aftësi të kufizuar kanë të drejtë për shërbime aftësuese dhe reabilituese gjithpërfshirëse, me qëllim riaftësimin dhe integrimin e tyre.
  • E drejta për edukim gjithpërfshirës
    Personat me aftësi të kufizuar kanë të drejtë për një sistem edukimi gjithëpërfshirës në të gjitha nivelet
  • E drejta për aftësim profesional dhe punësimPersonat me aftësi të kufizuar kanë të drejtë për të fituar jetesën nëpërmjet aftësimit profesional dhe punës së zgjedhur lirisht dhe të arritshme prej tyre.
  • E drejta për përshtatshmëri
    Personat me aftësi të kufizuar kanë të drejtë për transport, informacion dhe komunikim të përshtatur nëpërmjet teknologjive dhe sistemeve informative lehtësuese, për eleminimin e barrierave.
  • E drejta për jetesë të pavarur dhe përfshirje në komunitet
    Personat me aftësi të kufizuar kanë të drejtë për zgjedhje të barabartë me të tjerët për të jetuar të pavarur, nëpërmjet sigurimit të një game shërbimesh mbështetëse në shtëpi, rezidenca dhe komunitet duke parandaluar izolimin dhe veçimin e tyre.
   
3 Dhjetorit – Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar

  

Me rastin e 3 Dhjetorit – Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar, Shoqata “Ndihmoni Jetën” organizon promovimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar.

Me këtë rast ju ftojmë të merrni pjesë në aktivitetin që do të zhvillohet në datë 1 Dhjetor 2011, ora 11.00, pranë Qendrës Ditore për Shërbime Sociale Ndihmoni Jetën. Në Adresën: Prush, Komuna Vaqarr, Tiranë.

Konventa mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuar:

...për të bërë të mundur që personat me aftësi të kufizuar të arrijnë dhe të ruajnë pavarësinë e tyre maksimale, aftësinë e plotë fizike, mendore, shoqërore dhe profesionale dhe përfshirjen e plotë në të gjitha aspektet e jetës, shtetet palë të organizojnë, fuqizojnë dhe zgjerojnë shërbimet aftësuese dhe rehabilituese gjithpërfshirëse, ...

 

 Programi i Ditës:


“ E drejta për Edukim dhe Rehabilitim një e drejtë fondamentale e PAK”,

 

11.00 – 11.05  Hapja –Fjalë përshëndetëse e Znj. Afërdita Seiti, Drejtore Ekzekutive


11.05 – 11.10  Fjalë përshëndetëse nga të ftuarit


11.10 – 11.40 Ekspozitë me punimet e fëmijëve dhe të rinjve me AK intelektuale dhe fizike


11.40 – 11.50 Shfaqe teatrale e trupës së Teatrit të kukllave Tiranë dhe fëmijëve dhe të rinjve   me AK të Qendrës Ditore të Shërbimeve “Ndihmoni Jetën”.


11.50 – 12.00 Konkurs njohurish i të rinjve me AK intelektuale dhe fizike të Qendrës Ditore të Shërbimeve

 

 

login